Emri/ Aksidentohet 35-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bushnesh Krujë. Burime  bëjnë me dije se 35-vjeçari Luan Kola ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Gjatë aksidentit me motor, Kola ka marrë plagë të rënda dhe sipas policisë është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se 35-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.