EMRI/ Policia e Shkodrës njoftim zyrtar për aksidentin, viktima oficer i Policisë…

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë Jakup Reka., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje  dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.