FOTO/ Shpime në fytyrë e trup/ Pamje të frîkshme brenda një sekti në Shkodër

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan.

Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte.

Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre.

Fotot e publikuara tregojnë se ata kryejnë disa veprime të frîkshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.

Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të Kombinatit, ku nënë e bijë vdîqën si pasojë e vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja, po risjellim edhe njëherë këto foto nga veprimtaria e një sekti.

Fotot janë bërë vetëm pak pasi kishte rënë komunizmi.