Fshati Zagorë dhe Vermosh pa energji elektrike, i pamundur riparimi i defekteve për shkak të dëborës

Gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore në qarkun Shkodër.

Ndërkohë mësohet se pa energji elektrike janë një pjesë e fshatit Vermoshi dhe një pjesë e fshatit të Zagorës

Në Vermosh mësohet se është e pa mundur riparimi i defekteve për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa në Zagore po punohet për pastrimin e linjës sepse ka shumë degë të tjera mbi të.

Ndërsa deri më tani nuk raportohen probleme të tjera në Bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.