Gjenden trupat e dy të rinjve në Malësi të Madhe…

Pas 3 ditësh kërkime janë gjetur 2 trupa të pajetë në Malësinë e madhe.

Dyshohet se trupat e pajetë janë Vilson Çutaj dhe Klemet Pepaj.

Gjetja e trupave është bërë në afërsi të zonës së Rrencit, nga ku janë dëgjuar edhe krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë ndërsa gjetja e tyre është bërë falë kontrollit të terrenit nga banorët e zonës,  policia e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Bashkë me ta nuk është parë me edhe Danjel Papaj i cili dyshohet se mund t’i ketë vrarë dhe më pas ka fshehur trupat e tyre.