Gjykata çon në spital Gert Shehun/ Pushohet çështja për sulmin ndaj Berishës…

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen për Gert Shehun, të riun që goditi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga selia blu para nisjes së protestës së opozitës në Dhjetor të vitit të kaluar.

Mësohet se kjo ishte edhe kërkesa e Prokurorisë, e cila pas hetimit doli me konkluzionin se Shehu nuk ishte i përgjegjjshëm para ligjit, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pas arrestimit, familjarët e Gert Shehut dorëzuan një dokument me të cilin pretendonin se ai vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Megjithatë, Prokuroria nuk e konsideroi provë dhe urdhëroi kryerjen e një akt-ekspertimi nga Mjekësia Ligjore, sipas të cilit u konfirmua gjendja e tij shëndetësore. Ngjarja e ndodhur në 6 Dhjetor nxiti debate publike për rolin e Gert Shehut dhe shkaqet e këtij sulmi.