Grupimi rinor universitar demokrat GRUD: Askush nuk e ka tepër vetveten, familjen, mikun, të afërmin…

GRUD Shkodër

Askush nuk e ka tepër vetveten, familjen, mikun, të afërmin. A thua vallë plagët e fenomeneve të pamoralshme të shoqërisë tonë mund të dalin edhe mbi jetën njerzore?! Fundi i ditës na mbledh të gjithëve sëbashku si bij të një nëne, Shqipërisë. Nëse nuk jemi ne për vete, kush do të jetë vallë?!

E sotmja na përket ne. Ka ardhur koha që të marrim në dorë të ardhmen tonë, të ardhmen e Shqipersië. Sot vendi ynë ka nevojë për ne më shumë se kurrë më parë.

Për një Shqipëri më të mirë, për një të tashme të frytshme dhe një të ardhme plot optimizëm.

Është çasti të vendosim. Le të fitojë qytetaria, duke treguar kështu edhe një herë dëshirën për zhvillim dhe integrim në familjen e madhe Evropiane.

Shprehja e vullnetit me votë është e domosdoshme për një demokraci të plotë. Sovraniteti i përket popullit të lirë, prandaj vulose fatin tënd ashtu si ti do.

Distancohuni nga çdo akt korruptiv, jo ligjorë apo edhe të pamoralshëm. Është koha që të ecim përpara dhe çdo ves të lihet në të shkuarën sepse vetem kështu do njohim zhvillimin dhe të drejtat e plota.

Uroj që secili ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën e votës duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, që është edhe synimi i çdo veprimtarie politike.

Sekretar i Përgjithshëm
Armando Lekaj