Hajdutët s’i druhen as Zotit: 8 xhami janë vjedhur në Tiranë kohët e fundit

Vjedhja e institucioneve të kultit është kthyer në një fenomen shqetësues në tiranë muajt e fundit.

Të paktën tetë xhami janë grabitur nga persona ende të pa identifikuar të cilët kanë thyer arkat ku mbahen paratë dhe kanë marrë gjithë shumat e mbledhura për bamirësi. Besimtarët thonë se janë të shqetësuar nga këto ngjarje dhe i bëjnë thirrje policisë të identifikojë autorët. Fenomeni i vjedhjeve në Tiranë, nuk po kursen dhe objektet e kultit. Të paktën 8 xhami janë bastisur kohët e fundit nga hajdutë ende të paidentifikuar në kryeqytet.

Në këto ngjarje hajdutët kanë arritur të vjedhin vetëm arkat ku mbahen fondetk ku qytetarët depozitojnë vullnetarisht, shuma financiare të destinuara për bamirësi. Lajmi për vjedhjen e xhamive bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë për “Ora News”, se kanë marë nga policia materiale hetimore për disa vjedhje të xhamive, të kryera muajt e fundit. Xhamitë që janë vjedhur rezultojnë të jenë në Sauk, Yzberisht, Yrshek dhe fshatra të tjerë të kryeqytetit.

Deri në këtë fazë të hetimeve asnjë nga rastet e denoncuara në polici për vjedhjeve e arkave financiare, nuk rezulton të ketë persona përgjegjës. Edhe pse policia ka fiksuar gjurmë gishtash dhe shoqëruar disa persona, asnjëri prej këtyre individëve nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.