I ‘forti’ i Velipojës! Kush është biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar dhe lidhjet e tij me politikën?…

Pëllumb Gjoka, biznesmeni i njohur në zonën e Velipojës, por edhe në Shkodër është arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Ai u prangos për të njëjtën dosje ku pas hekurave ka përfunduar drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe dy ish-drejtuesit e policisë, Oltion Bistri që ka qenë shef i Operacionales deri pak ditë më parë dhe Ardit Hasanbegën, ish-shef krimesh në Shkodër përpara se të emërohej në Berat dhe të përjashtohej nga struktura. Në pranga ra edhe Astmer Bilali, emër tjetër i njohur në Shkodër.

Por përse u arrestua biznesmeni?
Zyrtarisht nuk dihet. Policia dhe SPAK-u ende nuk kanë dhënë asnjë informacion se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Ajo që dihet është vetëm që biznesmeni Gjoka është një emër i njohur. I lakuar në media shumë herë. Sidomos për lidhjet politike. Bizneset e shumta. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se Edi Rama e kishte shpallur pak kohë më parë Gjokën investitor strategjik. Sali Berisha e ka denoncuar për vrasje dhe trafik. Jo vetëm njëherë, por disa raste. Më poshtë po sjellim një nga denoncimet e Sali Berishës për biznesmenin që u arrestua.

Denonocimi i Sali Berishës
Pëllumb Gjoka, përveçse trafikant kryesor është dhe vrasës. Shtetasi Pellumb Gjoka ka kryer një vrasje dhe një plagosje në vitin 1998 në Velipojë. Përsoni i vrare quhet Gjon. Ky shtetas perveç se narkotrafikant është dhe vrasës i cili nuk ka bërë as dhe një ditë burg. Dosja e tij është mbyllur nga gjykatësi i lidhur me krimin dhe bandat Dritan Hallunaj një njeri që ka kaluar vetingun pa i hyrë ferra në këmbë

Ju lutem Z.Berisha ta denonconi këtë të pashembullt që ky Gjygjtar Dritan Hallunaj i ka mbyllur Pellumb Gjokës dosjen për vrasje dhe plagosje. Pellumb Gjoka s’ka bërë asnjë ditë burg edhe mund ta verifikoni. Gjithashtu thuhet se Pllumb Gjoka ka paguar 1 milion euro për vetingun e Dritan Hallunajt

Përveç këtyre Dritan Hallunaj është gjykatësi qe ka liruar në sallën e gjyqit Arben Frrokun vrasësin e kamisarit të policisë Lame dhe për këtë e ka denoncuar edhe Partia Demokratike Ky rast z.Berisha do vertetonte që KPK është asgjë tjetër vetëm një mjet që Edi Rama të kapë drejtësinë duke lënë në sistem vetëm njerëzit e vet të lidhur me bandat dhe që i sherbejnë atyre

Z.Basha denoncoi qartazi se si Edi Rama është një frekuentues i rregullt i lokaleve të Pëllumb Gjokës dhe se si Pëllumb Gjoka mbledh vota për të dhe i shërben. Ndaj edhe gjyjgtari Dritan Hallunaj e kaloi vetingun pasi pagoi Për këtë 1 milion euro vrasësi dhe trafikanti Pellumb Gjoka./Newsalbania/