I mbaroi kontrata, Matko Djarmati largohet nga Vllaznia…

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.