I vihet tritol automjetit në Krujë…

Një automjeti i është vënë tritol në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Zallë.

Lënda plasëse i është vënë automjetit në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij. Pronari i mjetit rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Sakaq, Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.