Izmira Ulqinaku kafe me Tamara Gacin, bashkëshortja e kompozitorit të mirënjohur Pjetër Gaci…

Momente kënaqësie me miken time, Tamara Gacin, bashkëshorten e Pjetër Gacit, sot në 90 vjetorin e lindjes së muzikantit virtuoz shkodran.

Pjetër Gaci ishte një gjeni i rrallë, instrumentist e kompozitor i një sërë veprash që mbetën trashëgimi me vlerë në fondin e muzikës shqiptare.

Kryevepra e tij “Për ty Atdhe”, hymni që mishëron vlerat kombëtare më të larta e njëkohësisht thirrja më e fortë për t’u bashkuar sot si kurrë më parë”, shkruan Izmira Ulqinaku ne facebook.