Josa, i sinqertë: Këtij lojtari të Vllaznisë i kam ngrënë hakun…

Vllaznia arriti të fitonte ndaj Bylisit me shifrat 2-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, teksa për “Oversport” ai do të deklaronte se:

Fitorja? Ishte një ndeshje e vështirë që duke pasur parasysh që Bylisi ka zhvilluar ndeshje të mira. Ne kemi një sfidë me Laçin që është e vështirë. Ekipi m’u përgjigj mirë.

Mungesat? Nuk është dora ime, por lojtarët ndjekin praktikisht se çfarë them dhe kanë fituar një fizionomi loje. Disa lojtarë kishin ngarkesë nga ndeshja me Partizanin. Diferencat në kampionat janë shumë të vogla. Edhe lojtarët janë dakord për atë që u them të japin në fushën e lojës.

Çobaj? Unë i kam ngrënë pak hakun për vërejtjet që i bëj. Çoba ka dhënë edhe asistin e golit ndaj Partizanit.

Presioni pas ardhjes së Balajt? Presion përkundër unë jam çliru. Nuk kemi asnjë lloj presioni. Mënyra se si Bekimi u bashku ma skuadrën ishte shumë e mirë. Ai do kontribuojë për skuadrën.

Merkato? Me thënë të drejtën ne kemi bërë disa bisedime me lojtarët, por këto të fundit nuk janë dakord me çmimet. Kështu që vazhdojmë të mbetemi me këto lojtarë që kemi.