Kandidat në “primaret” e 30 janarit, Ardit Çylybyli njofton tërheqjen nga gara e të dielës…

Shkruan në Facebook Ardit Çylybyli, zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër: Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Jam shume i nderuar dhe ndjehem i vleresuar per mbeshtetjen qe me kane dhene demokratet e Shkodres duke me propozuar per garen e primareve. Aktualisht, une jam zevendeskryetar ne detyre i Bashkise Shkoder.

Pasi jam njohur me emrat e kandidateve te tjere per primaret, kam vendosur te terhiqem nga votimi i dites se diel per Bashkine e Shkodres. Kjo terheqje eshte ne funksion te perqendrimit te demokrateve ne nje numer me te vogel kandidatesh te mundshem por edhe te mbeshtetjes te kandidaturave qe une gjykoj se kane dhe duhet te kene jo vetem mbeshtjen e demokrateve por edhe qytetareve shkodrane.

Si deri me tani, do te vazhdoj angazhimin tim maksimal per bashkine, demokratet dhe qytetaret e Shkodres. Jam i bindur se me 6 mars, demokratet e qytetaret shkodrane, do te bejne zgjedhjen me te mire pikerisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sone te perbashket.