Karburantet në pikiatë, bie me 24 lek për litër çmimi në Shqipëri

Koronavirusi ka ndikuar drejtpërdrejt në tregun e arit të zi edhe në vendin tonë. Çmimi i karburanteve ka shënuar një ulje të fortë më rreth 24 lek për litër, krahasuar me një vit me parë, ndërsa kërkesa ka rënë në 80%. Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve, shprehen se ulja e çmimit është reflektim i rënies nga tregjet ndërkombëtare, pasi taksat mbeten të njëjtat.

Prej një muaji pjesa më e madhe e automjeteve qëndrojnë të fikura e të parkuara për shkak të ndalim qarkullimin dhe jo vetëm në shqipëri.

Por ndërsa në botë çmimi i karburantit ka rënë thuajse është përgjysmuar në Shqipëri, rënia është ende e ulët.

Aktualisht një litër naftë dhe benzinë blihet me 158 lekë nga 182 që ka qenë një vit më parë.

Megjithatë, në të gjitha rastet, ulja e çmimit të arit të zi në vendin tonë ka ardhur si pasojë e reflektimit të rënies në tregjet ndërkombëtare, pasi taksat që mblidhen përmes tij, nuk kanë asnjë reduktim.

Burime nga shoqata e hidrokarbureve thonë se kërkesa për arin e zi në vendin tonë përllogaritet të jetë ulur në 80%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.