Kastrati do t’i gëzojë 113 familje me shtëpi të reja për 13 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”…

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit, do të shënojë 13 vjetorin e themelimit.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se me këtë rast do të do të jepen 113 çelsa të shtëpive të reja për familjet në nevojë.

“Me rastin e 13 vjetorit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, do të mbahet event i këtij përvhetori dhe në këtë event do të bëhet dhurimi i 113 palë çelsave të shtëpive të reja”.

Me datën 28.12.2022, e mërkurë, në orën 17:00 tek selia qendrore e Shoqatës në Gjinovc të Suharekës.

“Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.