“Kërkoj modestisht mbështetjen e anëtarësisë”, Irma Kopliku Alushi, kandidate në “primare” ka një thirrje publike…

“Ne rrugetimin tim ne fushen arsimit si dhe pergjate dy viteve si deputete jam munduar te sherbej me devotshmeri dhe pergjegjshmeri. Sot jam nje nga 6 kandidatet e propozuar nga anetaresia e Partise Demokratike, qe do garoje ne primaret qe zhvillohen neser. Kete sfide e kam pranuar me deshiren me te madhe dhe me vetedijen e rendesise qe ky konkurim ka per qytetin tim dhe qytetin e te pareve te mi.

Kerkoj modestisht mbeshtetjen e anetaresise per te garuar ne zgjedhjet e 6 marsit. Falenderoj cilindo per mbeshtetjen dhe do jem ne krah te kandidatit qe do dali nga keto primare. Lajmi i mire eshte qe ne dore, per here te pare, e ka anetaresia te zgjedhe perfaqsuesin e tyre. I uroj suksese te gjithe kandidateve! Dalshim te bashkuar e faqebardhe”!