KF Vllaznia firmos 3 vite me kapitenin e të rinjve Rejan Alivoda…

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda.

Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera.
KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!