Konfirmohen 28 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, 361 të infektuar në total

Gjatë 24 orëve të  fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Mes tyre është edhe një fëmijë.

Në një dalje për mediat, kreu i ISHP-së, Albana Fico, bëri më dije se në total janë 361 raste të infektuar në vendit.

Në të gjithë Shqipërinë Fico bëri me dije se janë shëruar nga Covid-19 104 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.