Koronavirusi në Itali: 4 të vdekur dhe 153 të infektuar. Austria zhbllokon trenat

Shënohet viktima e katërt në Itali nga koronavirusi. Viktima është një 84-vjeçar nga Bergamo. Numri i infeksioneve mbetet 153 : 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio, përfshirë tre të vdekurit dhe një person i shëruar. 

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas. 

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Lajmi është në përditesim të vazhdueshëm

Ora 8:00 Viktima e katërt në Itali nga koronavirusi

 07:50 Austria heq bllokimin e tranzitit të trenave drejt Italisë

Bllokada e trenave midis Italisë dhe Austrisë në Pass Brenner është hequr, raportoi linja hekurudhore austriake në Twitter.

“Nga e hëna mund të udhëtoni përtej Pass Brenner. Kushdo që nuk dëshiron të udhëtojë në Itali mund të anulojë biletën e tij për Italinë e vlefshme për 24 shkurt 2020”, thanë hekurudhat.

Masa ishte marrë nga Ministria e Brendshme austriake pas lajmeve për dy raste të dyshuara në një tren të lidhur për Mynihun dhe bllokuar në Pass Brenner.