KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Shkodër Ermira Dedja…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi të mërkurën gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja.

Trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian, njoftoi vendimin e shkarkimit pas seancës dëgjimore, në të cilën Dedjes iu vunë në dukje një sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tri dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.