Kufizimet nga Covid/ Këto janë shtetet ku shqiptarët mund të lëvizin lirisht

Policia e Shtetit ka azhornuar informacionet lidhur me lëvizjen e shtetasve shqiptarë në kufi. 

Në njoftimin e policisë thuhet se me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut lëvizja është e lirë.

Ndërsa në Mal të Zi, lejohet të lëvizin ata që kanë një dokument që vërteton se nuk kanë Covid-19. Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit me leje qëndrimi e pasaportë greke.

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

• me Kosovën   lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi   mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë   lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen   nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë   kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.