Kur do të rikthehen fluturimet ajore në botë, flet ekspertja…

Duket se rikthimi dhe normalizimi i fluturimeve do të marrë një kohë të gjatë deri në rikthim në normalitet. Analistja e  ndikimit ekonomik pranë IATA,  Eni Mima tha në një lidhje në emisionin “Opinion”,  se do të duhet të presim të paktën deri në 3 mujorin e fundit të vitit për të parë rritjen e fluturimeve ndërkombëtare.

Fevziu: Çfarë po ndodh në këtë moment, sa linja funksionojnë?

Mima: Industria e fluturimit është plotësisht e mbyllur, krahasuar me Janarin 2020 kanë rënë fluturimet me 82 përqind dhe vetëm 18% janë operative. Në Amerikën e Veriut kemi një rënie 70%, ndërkohë që Europë, Afrikë dhe Amerikën Latine kemi rënie në 90%.

Fevziu:Ky 18% që operon, çfarë fluturimesh janë ? Linjat e zakonshme?

Mima: Janë tregje të brendshme, udhëtime që ndodhin për riatdhesim dhe fluturime që ndodhin për të transportuar mallra. Madje disa kompani kanë zëvendësuar sediljet e pasagjerëve me hapësira për mallra. Edhe në flututrimet për pajisje mjekësore.

Fevziu: A ka një vlerësim për humbjen?

Mima: Ka një humbje 314 miliardë dollarë të kompanive të fluturimit për vitin 2020 dhe është 55% përqind e të ardhurave të 2019. Në të gjithë vitin, llogaritet  314 miliardë dollarë rënia.

Fevziu: Kur do fillojnë fluturimet? Janë ndalur nga IATA apo nga qeveritë?

Mima: Ka ndodhur nga qeveritë dhe vendimet për të mos patur më udhëtime, pra kufijtë qiellorë janë mbyllur.

Fevziu: Kur do të rikthehen fluturimet?

Mima: Rikthimi do të jetë i ngadaltë dhe varet nga tre faktorë:

Kur do të hapen kufijtë

Kur do të kthehet besimi i qytetarëve

Sa i thellë do të jetë recensioni ekonomik në botë

Janë bërë vlerësime që duke filluar nga korriku do të fillojnë udhëtimet kombëtare dhe shohim që kjo ka nisur në Kinë. Duke filluar nga tremujori i fundit i këtij viti pritet një rritje e fluturimeve ndërkombëtare deri në vlerën e 50%.

Fevziu: Kur mendohet të kthehemi në normalitetin e para pandemisë?

Mima: Në tregjet e brendshme shpresojmë të ndodhu këtë vit, ndërsa në tregjet ndërkombëtare duhet 2-3 vjet më shumë.

Fevziu: A mendohet që kompanitë të vendosin rregulla strikte?

Mima: Industria e aviacionit është duke punuar sepse kjo do të kthejë besimin e konsumatorëve për të fluturuar.

Fevziu: Do të ketë ndërhyrje nga shtetet që të mos ketë rritje të biletave?

Mima:Kemi parë që ka patur ndihma qeveritare  për kompanitë e fluturimit, janë shumë shtete të cilat i kanë dhënë ndihma qeveritare kompanive të tyre. Ndihma të drejtpërdrejta, hua dhe zbritje të taksave. /Opinion.al