Lajm i mirë/ Nënë Rukija 84 vjeçe mund CoVid 19, momenti prekës kur lë spitalin Infektiv

Nënë Rukija plot 84 vjeç është pacientja tjetër që mund koronavirusin në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila njofton se 84 vjeçarja tashëm e shëruar ka lënë sot ambientet e spitalit Infektiv. Megjithatë nënë Rukija do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditët e ardhshme për të ndjekur gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas Manastirliut, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë ndërsa në total janë 154 persona që kanë mundur Covid 19.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID 19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19” shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/925151387940912/?type=3&eid=ARDD9QyAFo98JO1V7tZbMVtfqJmpXZL_UjKUG7RKHjRl0-mcdSZP0Z06dm3iVy7zPUPeVmavNp-IPAzE&__xts__%5B0%5D=68.ARCFruYiwciV8Lio9GG3qjhNs_nrntCN6tnIQH_8pEEayY3mHoL1zug9IXUz1uzICh6OpPEwAdAYX7O8nBQk7b62TJeaGwUE4VFz8N_WRubEiLmv3DD1ZrtyHlR_YAYte8s2ezplN4fi2LAKi-IAsMz2v6c48y-AThWwkjUofFgBVGyml3eNRnLE3wydcbKVzBQqXmh1x-y3wGJZePzuLdI4Mv9Erkn8nhvVWj4K8IoKuh_hV6WpYwmtcf2I8asUMNWYLgD35EBiuYocuEc2vDX5IXlwJwUBtjwHMjWPfAJ_a1ZxVnnwRENqUBKAdQy4kkJfEKeNO-oc9XtPQxI8vSk&__tn__=EHH-R