Lekundje termeti në Shkoder…

Lëkundje termeti u ndjenë para pak minutave në qytetin e Shkodrës, sidomos në katet e larta të pallateve. Ai është regjistruar në orën 19:30:39 sipas orës së Shqipërisë.

Termeti konfirmohet edhe nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve. Sipas të dhënave të para, termeti ka qenë me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është identifikuar 30 km në Juglindje të Podgoricës dhe 2 km në Jug- juglindje të Koplikut në Malësi të Madhe. Thellësia e goditjes ishte 15 km.