Mamaja shqiptare kërkon djalin, Denis Ruçi rezulton i zhdukur në aksidentin e trenave në Greqi…

Autoritetet greke vijojnë kërkimet në vagonin e tretë, i fundit nga vagonët e djegur plotësisht, pas përplasjes së trenit të pasagjerëve me trenin e mallrave, aksident i ndodhur më 1 mars 2023.

Autoritetet dyshojnë se ka ende të vdekur të tjerë mes rrënojave në Tempe, 380 kilometra në veri të Athinës.

Ndërkohë bilanci i viktimave ka shkuar në 57. Pasi viktimave u bëhet identifikimi përmes AND-së trupat e tyre u dorëzohen familjarëve.

Të afërm të pasagjerëve të shpallur ende si të pagjetur kanë pritur jashtë spitalit për lajme. 

Mes tyre edhe Mirela Ruçi, djali 22-vjeçar i së cilës, Denisi, mbetet i zhdukur.

“Djali im nuk është në asnjë listë zyrtare deri më tani dhe nuk kam asnjë informacion. Unë i lutem kujtdo që mund ta ketë parë atë, në vagonin 5, sedilja 22, të më kontaktojë,” u tha gazetarëve.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se të gjitha identifikimet e viktimave do të kryhen duke kombinuar mostrat e ADN-së nga të afërmit, dhe jo identifikim visual sepse shumë prej viktimave janë djegur dhe copëtuar.

Ndërkohë përgjegjësi i stacionit hekurudhor pritet të dëshmojë të shtunën para prokurorëve.

Flamujt, ndërkohë, në Akropoli, parlamenti dhe ndërtesat e tjera publike mbetën në gjysmë të stafit në ditën e tretë të zisë kombëtare, ndërsa shërbimet hekurudhore kombëtare u ndalën nga një grevë për të dytën ditë.

Deri tani 4 shqiptarë rezultojnë të zhdukur në aksidentin tragjik hekurudhor.