Mbrojtësi Adili rinovon dhe për dy vite me Vllazninë…

Mbrojtësi Mevlan Adili i cili spikati sezonin e kaluar, ka rinovuar diten e sotme me ekipin e Vllaznisë dhe dy vite kontratë.

NJOFTIMI I KLUBIT KUQEBLU:

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të ndërtuar një skuadër cilësore janë përqendruar jo vetëm tek gjetja e lojtarëve të tjerë brenda dhe jashtë vendit, por prioritet i tyre është edhe rinovimi me futbollistëve aktualë të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Në këtë aspekt, ndonëse kishte edhe 6 muaj kontratë, mbrojtësi Mevlan Adili ka firmosur edhe për dy vite të tjera me Vllazninë.