
Ndryshimi i algoritmit të Instagramit ka sjellë shpesh ankesa nga përdoruesit që duan të ndërveprojnë më shumë me njerëzit që ndjekin. Platforma është përpjekur të gjejë mënyra për të lehtësuar shpërndarjen e postimeve mes miqve.
Aktualisht, po teston një opsion që lejon postimet vetëm me grupin e “Close Friends”.

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në disa vende të përzgjedhura të ndajnë postimet në llogaritë e tyre vetëm me miqtë e afërt. Jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që komuniteti ynë të shprehë veten dhe të ndërlidhet në Instagram”, tha një zëdhënës i Meta.
Nëse kjo risi do të aplikohet për të gjithë, do të reduktohet numri i llogarive alternative (Finsta) ku përdoruesit ndjekin dhe ndiqen vetëm nga njerëzit e afërt.