“Merrni mësim, o të zotët e mendjes!”. Teologu shkodran reagon pas arrestimit të efektivëve të policisë…

Nga Lavdrim Hamja

“Merrni mësim, o të zotët e mendjes!”

Sa herë që një abuzimi të vogël i kushtohet më shumë rëndësi, se sa ia vlen, dije mirë se është në kurriz të një skandali tjetër shumë herë më i madh, madje të pakrahasueshëm me të, as nga afër dhe as nga larg.

  • Skandali i inceneratorëve – 500 milionë euro, vendosë firmën kryeministri, nuk mbaj përgjegjësi thotë!!
  • Skandali i uniformave të policisë – mbi 20 milion euro, vendosë firmën ministri i brendshëm, nuk mbaj përgjegjësi thotë!!
  • Skandalet në mjekësi – miliona euro apo miliarda lekë edhe aty, vendosin firmat ministrat e mjekësisë në periudha të ndryshme, nuk mbajmë përgjegjësi asnjëri thonë!!

Etj, etj, etj…!!

Një aferë gjoja korruptive për një rikonstruksion, me një vlerë krejt të papërfillshme ndaj aferave tejet korruptive dhe me miliona euro e miliarda lekë, arrestohen 14 policë, shefa, policë e punonjës të tjerë!!!

Përse disa firma mbajnë përgjegjësi, dhe disa firma të tjera nuk mbajnë përgjegjësi, apo ka të bëjë me të mëdhenj dhe të vegjël, me përkrahje apo pa përkrahje?!!

Rreziku i tyre dhe i familjeve të tyre, të durojnë, atë që nuk ishte e nevojshme të durojnë, sepse kanë për të dalur shumë shpejt.

A thua kjo vjen vetëm për të mbuluar miratimin e ligjit për amnistinë fiskale të legalizimi të parave të pista, apo ka edhe gjëra të tjera, që ata i dinë, dhe i paraprijnë miratimit apo fshehjeve të tyre?!

Koha do ta zbulojë.

Gjithmonë, gjërat e vogla dhe të vegjlit e pësojnë dhe e mbajnë në kurrizin e tyre.

Prandaj, siç thotë Zoti në Kur’an: “Merrni mësim, o të zotët e mendjes!” – të viktimizuar dhe të paviktimizuar.

L.H