Ministrja Edona Bilali mbledh bashkë nënat sipërmarrëse: Një suport kur ato kthehen në punë…

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ka mbledhur në ministri një grup grash sipërmarrëse të profileve të ndryshme.

Ky takim thotë ministrja në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan shërben për të ndërgjegjësuar shoqërinë në mënyrë që të normalizohet fenomeni i dhënies së gjirit në publik apo situatat në të cilat një nënë e re gjendet herë pas here.

-Gra sipërmarrëse të mbledhura sëbashku këtu në ministri, pse kjo zgjedhje?

Edona Bilali: Unë pata rastësinë që si shumë gra të tjera në profesion, në detyre të kisha shtatzaninë, të lindja fëmijën ndërkohë që isha ministre shteti. Rrugëtimi im ishte shumë i bekuar, megjithatë kishte sfidat e veta, sikurse çdo nënë që kërkon të gjejë balancën ideale midis familjes dhe punës, qoftë ajo në biznes apo sipërmarrje.

Edhe me takimet e tjera kuptoja që sfidat janë të njëjta. Të bëhemi bashkë, në fund të fundit zyra për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është zyra e të gjithë qytetarëv, po kryesore është zyra e biznesit. Mendova të bëj një grupim grash dhe vajzash shumë të suksesshme me profile të ndryshme që ndajnë jetën midis mëmësisë dhe sipërmarrjes.

-Me çfarë qëllimi?

Edona BilaliQëllimi kryesor është ndërgjegjësimi sepse si shoqëri kemi shumë nevojë të normalizojmë disa fenomene, por edhe të rrisim nivelin e përgjegjësisë të atyre që kalojnë nga gra në nëna dhe që vendosin me u kthy në punë. Kushtet e tyre si gjatë shtatzanisë apo dhe momentin kur kthehen në punë. Një suport më shumë dhe gratë me njëra-tjetrën, por edhe shoqëria ndaj tyre. Mendoj se është i pari cikël i këtyre aktiviteteve dhe mendoj bashkë me gra të tjera edhe te sektori privat të shohim se si të krijojmë disa shembuj të mirë sipërmarrjesh të drejtuara nga gratë në mbështetje të grave shtatzëna ose atyre që kanë fëmijë të vegjël./tvklan.al