Mjeti del nga rruga në Pukë dhe bie në greminë, në makinë dhe gazetari i njohur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Munellë, në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë. Nga informacioni paraprak rezulton të jetë një fuoristradë që ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.

Në automjet mësohet se udhëtonin dy alpinistë dhe gazetari Alfred Lela i cili raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka arritur të komunikojë me gazetarin e News 24, Armir Mehaj, ku ndër të tjera i ka komunikuar se prej dy orësh presin të mbërrijë policia në vendngjarje.

Po ashtu ai shprehet se kanë humbur kontaktet me njërin prej alpinistëve, për shkak dhe të kushteve dhe mungesës së valëve telefonike, por më pas janë gjetur. Gazetari Armir Mehaj dhe grupi i xhirimit i News24 është nisur drejt vendit të ngjarjes.