Muriqan, radhë të gjata në dalje/ Fundjava sjell fluks, procedurë e përshpejtuar…

Korriku e veçanërisht fundjava ka sjellë radhë të gjata pranë pikës kufitare të Muriqanit. Ndonëse është punuar me 3 sportele në dalje dhe me procedurë të përshpejtuar, shmangia e pritjeve ka qënë thuajse e pa mundur. Jo vetëm qytetarë shqiptarë por të shumtë kanë qenë edhe shqiptarët e Kosovës të cilët kanë lënë vendin tonë përmes kësaj pike kufitare.

Aktualisht po punohet me 3 sportele ne dalje dhe 2 në hyrje. 1 sportel është lënë i dedikuar për autobusët e linjave. Qytetarët thonë se nuk po respektohet radha, gjë e cila rrit pakënaqësitë veçanërisht të shtetasve nga Kosova.Pritet që korriku dhe gushti të vijojnë me fluks të lartë në hyrje-dalje kjo duke u bazuar jo vetëm tek turistët që po frekuentojnë ventin tonë gjithnjë e më shumë por edhe tek kthimi i emigrantëve. Mësohet se të dyja palët, si ajo shqiptare dhe ajo malazeze po punojnë me dy pika kontrolli, por sërish ka fluks të madh.

Mendohet se fluksi vjen si shkak i turistëve që vijnë për pushime apo për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Radhët më të gjata kanë qenë në dalje të kufirit, ndërsa në hyrje situata ka qënë e qetë. Siç duket të shumtë janë edhe qytetarët shkodranë të cilët preferojnë që fundjavën ta kalojnë në vendin fqinj. Pritjet më të mëdha kanë qënë në orarin e paradites 10-12, më pas situata i është kthyer normalitetit.