Ndahet nga jeta aktorja Patricia Millardet, shqiptarët e njohin si Silvia Conti te “Oktapodi”

Është ndarë nga jeta nga një infart në zemër aktorja me origjinë franceze Patricia Millardet, aq e dashur edhe për shqiptarët me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë dhe ka nderruar jete pasditen e kesaj te hene.

E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.