Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive Vladimir Grillo…

Ndahet nga jeta njëri nga ikonat e gazetarsisë sportive shqiptare Vladimir Grillo. Ish- komentatori numër 1 i eventeve sportive në RTSH për dekada të tëra, shuhet në moshën 74 vjeçare.

Me një fjalor të pastër e të gjetur sportiv, gërshetuar me profesionalizimin sportiv, ‘Ladi’ i dha shkollës së komeneteve në ekran por dhe në shtypin e shkruar sportiv mendësi dhe filozofi bashkëkohore.

Lajmin për humbjen e madhe të familjes Grillo e ka dhënë njëri nga kolegët më të hershëm të Grillos, gazetari i RTSH-së Defrim Methasani.