Nëse të zënë me “vdekjen” për shkak të burrit nuk përben aq shumë lajm sa tradhtia…

Nga Ardi Hoti

Nese te zene me “vdekjen” per shkak te burrit nuk perben aq shume lajm po nese te zene duke tradhtuar eshte nja lajm qe mban ne kembe rrjetin e mediat me jave.

Para disa ditesh ne Librazhd gruaja qe po tradhtonte burrin, (kjo per fajin e gruas ,burrit,te dashurit,prinderve te djalit etj ) mori nje vemendje mediatike dhe u sollen mediat sikur na kane zene pike e zeze kur keto raste ndodhin cdo dite .

Pas kesaj ngjarje nje grua qe kishte ikur nga banesa se e dhunonte bashkeshorti madje kishte e urdher mbrojtje , u gjet e mbytur ne nje zone periferike te Shkodres.Por ky rast ku kjo grua u kap ne flagrance me “vdekjen” nuk mori vemendjen e rrjeteve dhe emisioneve me peshe sepse nuk ishte rast banal si i pari ,sepse nuk kishte pamje momentin duke dhene shpirt sic patem pamjet ne shtrat.
E ne te shumten e rasteve viktimave u veshim “uniforme” paaftesie, duke thene se jane me probleme mendore depresoni etj .Kjo per te zvogluar ne maksimum peshen e ngjarjes duke i vrare per te dyten here.
Jemi nje shoqeri ku ende nuk kemi kuptuar se na ka rreshqitur trualli i te kuptuarit se cfare eshte vlere.Ajo cfare eshte e rendesishme per rrjetet e median nuk duhet te jete e rendesishme per shoqerine.Informacioni eshte nje gje dhe e verteta nje tjeter gje.Me shume se kurre informimi eshte kthyer ne mall por me te drejte nuk e kuptoni se ju duke klikuar apo shikuar e keni blere ate mall por per ju paguan dikush tjeter.Banaliteti shet.