Nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e autobusëve, Rama: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar

Duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise. Këto janë disa nga kategoritë e reja që do të përfshihen në paketën e zgjeruar ekonomike për të përfituar ‘pagën e luftës’.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarëve në ‘Facebook’, teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etje…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”, tha Rama.