Një vit pa mjeshtrin e humorit Paulin Preka…

“Rrugës shumë vetë më thërrasin:-Gjosho,Gëzim,Zef … duke më ngatërruar me kolegët e mi të Estradës.

Si përgjigje,unë u them:-” Po të më ikë Estrada,ku do të shkoj unë ?! Është një lidhje e pazgjidhshme.

Sa për kujtime,ata janë pafund ! .. “

(PAULIN PREKA)

Paulini e filloi jetën artistike,fillimisht si aktor drame , por më pas kaloi si aktor estrade,duke shpalosur një profil artistik origjinal prej më se katër dekadash karrierë.

Këtë rrugë të gjatë,prof.Josif Papapgjoni e ka formuluar në këtë mënyrë:-

“Aktrimi i tij spikati posaçërisht në mishërimin e personazheve pozitivë,ku ai ishte i hijshëm,i natyrshëm dhe fin në skenë.Kishte një zë paksa të ngjyruar,por të mëvetësishëm.

Krijoi një galeri figurash,kryesisht njerëz të mençur,ironik,thumbues,që dinë të tallen dhe të shpotisin plot lezet të tjerët,me një “seriozitet” të madh në dukje,ç’ka krijon pikërisht kontrapunktin komik.

Në aktrimin e Paulin Prekës bie në sy pozita aktive e personazhit,si dhe një sjellje sa më pranë të vërtetës jetësore,duke shfrytëzuar me zgjuarsi situatën komike të krijuar”

Një vit më parë, më 4 shtator 2021 u nda nga jeta aktori i humorit Paulin Preka (1935 – 2021)

_____________

Referenca:-KUJTESA E NJË QYTETI,TEATRI “MIGJENI”(XHAHID BUSHATI)