“Nuk do i lë asnjë ditë pushim”, Mirel JOSA: Ekipi ka nevojë për mentalitet dhe karakter, me Egnatian ishim “fikur”…

Vllaznia luan nesër në 17:45 me Kastriotin për javën e pestë të Superligës. Në “Loro Boriçi” vendasit kanë një detyrë të vështirë, me trajnerin Mirel Josa që e vendosi theksin te mentaliteti i ekipit pas humbjes së një jave më parë me Egnatian. Trajneri i Vllaznisë u shpreh se nuk do ketë pushim për ekipin, por një plan stërvitor me pushimet e Kombëtares.

“Tri pikët – Nuk është problem se nesër duhet kthesa, më mërzisin shumë oshilacionet që ka skuadra. Mënyra sesi shfaqen këto oshilacione, nuk është problem se nesër do luajme me Kastriotin. E kanë treguar kush janë, kanë fituar në Kukës dhe barazuar me Tiranën. Duhet karakter. Duhet të rrisim personalitetin tonë si skuadër.

Nuk duhet t’i futem analizës që është bërë në ndeshjen me Egnatian, që më ka mërzitur më shumë se Erzeni. Një skuadër pëson gol, bën edhe gabime. Ne kemi treguar se kur bëjmë gabimin e parë, jemi gati të bëjmë edhe të dytin radhazi.

Nuk ka problem, gabime bëhen. 75 përqind e golave bëhen nga gabime, qoftë individuale ashtu edhe kolektive. Kundërshtarët nuk falin nëse gabon, nesër do jetë ndeshje me nerv. Ajo skuadër që do ketë më shumë nerva, fiton.

Kastrioti – Janë ekip që i njoh, ka futbollistë që i kam stërvitur. Kanë gjetur veten te Kastrioti. Ka lojtarë shkodranë që kontribuojnë për Krujën.

Mungesat – Kemi dëmtime dhe kartona. Kemi punuar që ata që janë të gatshëm, të bëjnë më të mirën. Lojtarë nuk janë ata që nisin lojën, janë edhe ata që futen në vijim. Unë kështu e shoh, të gjithë të japin më të mirën kur thirren.

Alivoda – Më pëlqen kur marr lojtar të rinj, jo të luajnë se janë të rinj por që e meritojnë. Në Rrogozhinë, me atë lojë nuk kishim shanse të kthenim rezultatin. Futa një lojtar të ri, ja ku ishte fusha. Nuk i vlerësoj lojtarët me ato minuta dhe atë gjendje psikologjike që ishte ekipi. Nuk jemi në stadin që të provojmë të rinjtë, do i jepet shansi të gjithëve të luajnë.

Euforia – Nuk është se fitorja në Tiranë na bëri të ulim përqëndrimin. Në momentin që tifozët shkodranë vijnë edhe jashtë, duan fitore, janë këto kërkesa. Këtë mentalitet dua edhe unë në skuadër. Tifozët nuk pranojnë as barazimin, vijnë që ne të jemi kampionë. Duhet t’i bëjmë tifozët që të paktën të thonë dhanë 100 përqind, jo si me Egnatian. Që nga minuta e 20 dhe në vijim, ekipi ishte i dorëzuar, ky është problemi im.

Mungesat – Bulatovic mungon. Pas ndeshjes në stërvitje mori një dëmtim që është ekzaminuar. Latifi nuk është, ka dhimbje.

Pushimi për Kombëtaren – Asnjë ditë pushim nuk do ketë, do ketë plane stërvitore.

Kupa – E vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin”, tha Josa./News Sport/