“Nuk jam e martuar…”, flet 32 vjeçarja që hodhi në Kir fëmijën e vet: Nuk kisha ku ta lija, jetoj me dajën…

“Nuk jam e martuar. Nuk kisha ku ta lija”. Detaje tronditëse zbulohen nga ngjarja e rëndë në Myselim të Postribës në Shkodër, ku 32- vjeçarja Orjana Gremi, hodhi në ujin e lumit Kir foshnjen e saj të lindur me 30 dhjetor 2022.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Gremi ia ka treguar veprimin e saj të rëndë disa murgeshave, të cilat më pas duket se kanë vënë në dijeni edhe autoritetet përkatëse.

Bëhet me dije se 32 vjeçarja me origjinë nga Fieri, jetonte tek daja e tij në fshatin Myselim të Shkodrës. Sipas burimeve, Gremi ka lindur fëmijën në maternitetin e Shkodrës me 30 dhjetor 2022. Sipas ligjit, e ka regjistruar duke mos deklaruar atësinë e fëmijës, duke përfituar edhe nga “bonusi i bebes” 40 mijë lekë.

Policia në komunikatën e saj, nuk jep detaje se kur gruaja mund ta ketë kryer aktin e rëndë por thekson se trupi i pajetë i foshnjes u gjet mbërmjen e të premtes në ujin e lumit Kir.

Është një ngjarje e rëndë, e cila ka nevojë të  sqarohet nga organet kompetente. Janë disa rrethana që shtyjnë të mendohet se gruaja mbase ka vepruar nën ndonjë ndikim të jashtëm apo edhe kushte të tronditjes së rëndë.

Në momentin që ka lindur në maternitet, ajo është identifikuar, bashkë me foshnjën e saj. Ka firmosur me dorën e vet edhe “bonusin e bebes” dhe ësht larguar për në banesë. Veprimet më pas, lënë hapësirë për hamendësime për ngjarjen e rëndë, të cilat me gjasë mund të shqyrtohen e hetohen nga organet kompetente. /ShkodraWeb/