Nuk ka fitues në Shkodër, Vllaznia e Partizani ndajnë pikët…

Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim pa gola sot në “Loro Boriçi” në Shkodër duke vazhduar të jenë plotësisht në garën për titullin kampion në këtë pikë vendimtare të sezonit.

Ndeshja mes dy ekipeve ka qenë shumë e luftuar, por skuadrat janë treguar të kujdesshme për të lejuar pak hapësira në prapavijë e kjo ka bërë që të regjistrohen pak raste për të shënuar përballë portave kundërshtare.

Pavarësisht dominimit territorial të Partizanit, barazimi dukej si rezultati më i përshtatshëm për këtë sfidë ku rastet ishin me pikatore e portierët rrallëherë u vunë në provë.

Vllaznia-Partizani 0-0

Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi (83′ Kalaja), Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri (69′ Niavexhi), Shehi, Dilaver (83′ Cise)
Trajner: Tomas Bërdariç

Partizani: Hoxha, Belica, Broja (89′ Kardoso), Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj (73′ Zhunior), Melo (73′ Idrizaj), Çinari (86′ Hasani), Asani (73′ Cara)
Trajner: Ilir Daja