Pa praninë e mediave, mbahet takim ántikánábis në Prefekturen e Shkodres…

Në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkoder nën drejtimin e Sekretarës së Përgjithshme zj.Felek Kasemi u zhvillua takimi i radhës i Taskë-Forcës ántikánábis.

Në takim morën pjesë Drejtori Vendor i Policisë Shkodër z.Niko Brahimaj, kryetarja e bashkisë Shkoder zj.Voltana Ademi, kryetari i bashkisë Vau-Dejës z.Mark Babani, kryetari i bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë Pukë z.Gjon Gjonaj.

Në takim nga institucioni I Prefektit të qarkut Shkoder dhe nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder u kërkua më shumë bashkëpunim ndërmjet kryetarëve të Njësive Administrative, kryepleqve të fshatrave për identifikimin e tokave të kultivuara me bimë nárkotike, referimit të rasteve të dyshuara për kultivim dhe tráfikim të bimëve nárkotive pranë organeve kompetente me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Nga ana e bashkive të qarkut Shkoder u kërkua të koordinohet puna me grupe të përbashkëta , në përberje të të cilave të jenë punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, përfaqësues të Pushtetit Lokal, të drejtorive të Administrimit të Pyjeve, të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, Inspektoriateve të Mbrojtjes së Territorit etj, të cilët do të kënë si qëllim monitorimin, kontrollin dhe parandalimin e kultivimit të kánábisit në zonat me risk të lartë.

Koordinimi i punës mes institucioneve, shkëmbimi i informacioneve, trajtimi me seriozitet i çdo rasti të evidentuar, vënia para përgjegjsisë së autoreve të cilët kultivojnë dhe tráfikojnë bimët nárkotike përbejnë themelin e punës së Taske-Forcës Antikanabis në Qarkun Shkoder.