Panairi i Punës në Shkodër/ Zmijani: Shërben si urë lidhëse mes arsimit profesional dhe tregut të punës…

Është organizuar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës “Panairi i Punës 2023” i iniciuar ndër vite nga Zyra Rajonale e Punës sëbashku me Fakultetin Ekonomik të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Drejtorja Rajonale e Zyrës së Punës Shkodër, Rozafa Zmijani tha se promovimi i panairit të bizneseve është një nxitje tek të rinjtë për tu bërë pjesë e tij por dhe nje urë lidhëse mes arsimit profesional dhe tregut të punës.

Nga ana tjetër dekania e fakultetit ekonomik Blerta Dragusha tha se ky panair është një mundësi e mirë e lidhjes mes biznesit dhe objektivave që kanë studentët për punësimin në të ardhmen.Ky aktivitet realizohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor,bizneseve dhe punëkërkuesve, me qellim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Ndërkohë qeveria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë arsimit profesional si një urë lidhëse më tregun e punës.