Pas vizitës zyrtare në Tiranë, Erdogan sërish në Shqipëri në maj…

Presidenti turk Erdogan paralajmëron një tjetër vizitë tjetër në Tiranë. Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk deklaroi se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re:

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan  Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme.

Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”., u shpreh ai.