PD-LSI: Hapje 100% të listave pa prekur koalicionet. Nuk ndryshohen rregullat 8 muaj para zgjedhjeve

Tre pëfaqësues të PD-së dhe LSI-së, anëtarë të këshillit politik, Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ndodhen në një konferencë për median lidhur me reformën zgjedhore dhe debatet në këshillin politik që u mbajt dje.

Gazmend Bardhi: “Jemi gati të punojmë pa asnjë ndërprerje me palën tjetër për hapjen e listave 100% për çdo cështje tjetër nuk jemi të hapur, e para pasi nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës 8 muaj para zgjedhjeve. Çështjet që shtron Edi Rama prekin dhe hapin nga e para marrëveshjen e dakordësuar në qershor. Marrëveshja ishte e dakorduar dhe u mbështet dhe nga ndërkombëtarët dhe nuk mund ti kthehemi më çështjeve të cilat i kemi konsideruar të mbyllura dhe dakordësuar”

Opozita thotë se Rama në mënyrë tinëzare ka qëllim zhdukjen e koalicioneve parazgjedhore

Gazmend Bardhi:“Qëllimi i propozimit të Ramës është të ndalojë koalicionet parazgjedhore.  Firmosi konsensusin më 5 qershor dhe gjatë gjithë korrikut u përpoq të prishë konsensusin derisa ndërhynë ndërkombëtarët, tani si frikacak përpiqet të zhbëjë marrëveshjen e 5 qershorit.

Tani që propozojmë 100% hapjen e listave, Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk pranon. Rama doli zbuluar se ishte frikacak dhe mashtrues.