Për herë të parë në Shqipëri/ Velipoja mirëpret Festivalin e Skulpturave në rëre…

Prej dy ditësh në plazhin e Velipojës për herë të ka nisur LAST Festival. Artistë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të botës do të sjellin disa skulptura të formësuara prej rëre.

Themeluesja e këtij festivali, artistja shkodrane Beskida Kraja dhe koordinatori Gevis Lekiqi shprehen se përmes këtij aktiviteti synohet zhvillimi socio-kulturor i plazhit të Velipojës.
Ani Zlateva, një artiste e njohur nga Bullgaria e skulpturave prej rëre do të sjell një punim të veçantë portretin e shenjtores Nënë Tereza për të cilën ka nisur punën.

Pjesë e LAST Festival janë edhe artistë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kanë eksperiencën e parë e formësimit të skulpturave prej rëre.

LAST Festival do të vijojë deri më 27 gusht ndërsa për artistin me skulpturën më të mirë do të ketë edhe një çmim ndërsa të përfshira janë edhe një sërë aktivitetesh të tjera argëtuese duke përfshirë edhe fëmijët.

May be an image of 6 people and outdoors
May be an image of outdoors