Përfundon kampionati European U 21 dhe Albanian Open G-2 i Taekwondo, Vllaznia mori pjesë me 5 sportistë…

•Përfundoi me sukses kampionati European U 21 dhe Albanian Open G-2.

•Një sukses ky i federatës Shqiptare të Taekwondosë ku treguan profesionalizëm në menaxhimin e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm.

Falenderojmë Ministrinë e Arsimit dhe sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të gjithë ato që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij turneo bashkë me grupin e vullnetarëve.

Falenderoj në veçanti zv/ministrin e sportit z. Endrit Hoxha për mbështetjen e vazhdueshme që na jep.

Të gjithë së bashku ia dolëm.

Nga ekipi i Vllaznisë morën pjesë:

Menida Meta -33 kg vend i 3-të.

Isra Meta -46 kg vend i 2-të.

Enisa Shabaj -53 kg.

Irsa Osmanagiq -55 kg.

Esad Malaj -63 kg.

•I urojmë suksese sportistëve tanë dhe i kujtojmë që rruga drejt këtyre suksese është e gjatë dhe plot sfida. Të marrësh pjesë në këto nivele është arritje dhe rezultatet vijnë vetëm nëpërmjet punës së madhe dhe sakrifikimit!