Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë…

Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e së enjtes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës ndërsa i mituri plagën e ka në këmbë.

Nuk dihet sesi ka mbetur i plagosur 11-vjeçari ndërsa policia po bën verifikime. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale ndërsa fëmija po transportohet në spitalin e Pukës.