Plagosi me armë të miturin në Pukë, arrestohet 17 vjeçari…

Policia ka arrestuar 17-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri një të mitur ditën e djeshme në Pukë.

Ai ishte në kërkim që prej ditës së djeshme, pasi qëlloi me armë në drejtim të 11-vjeçarit, duke e lënë të plagosur në këmbë. 17-vjeçari është prangosur në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dom Gjegjan. I mituri u soll me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.