Plagosja e 15 vjeçarit në Pukë, policia e Shkodrës jep njoftimin zyrtar…

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.