Po me urën ç’patët? Edhe aty politikë?…

Nga Brunilda Dibra:

Po me urën ç’patët? Edhe aty politikë?

Edhe para do vitesh u vunë do dërrasa, me kontributin e qytetarëve por nuk pati paralajmërim për gjobë si ndërhyrje e paligjshme, sepse nuk kishte qasje politike. Ishte shqetësim qytetar.

E sot pa çu mirë dërrasat bashkia përveçse si shpëtimtare, na doli që ditka me nxjerrë edhe fall…

Kam mendu që Bardhi nuk po ban politikë. E paskam pasë gabim. Ban politikë e ndryshe prej ndrikullës që i binte ballit, kryebashkiaku përdor masha.

Me ditë të tana fb mbushë, portalet plot. Tu qa hallin e Urës së Bunës dhe me të drejtë. Asht monument kulture. Asht simbol i këtij qyteti, sikur Kalaja Rozafat. Rrezikon dhe kalimtarët.

Por me e pasë seriozisht me kët qytet, Bardh Spahija nuk bllokon për një firmë investimin e DPSHTRR për terminalin e autobusëve në Shkodër, prej muajsh.

Asht gjetë trualli, projekti gati. Lekët janë, mungon vetëm dakordësia. Pse? Sepse nuk pranojmë investim nga shteti kur e majta qeveris. Edhe pse ky nuk është investim nga buxheti i shtetit por nga DPSHTRR.

Jeni të parashikueshëm deri në mërzi. Një deja vu që nuk merr fund.